Koha e përgatitjes: 15 minuta –Koha e gatimit: 35 minuta
Një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar mishin e mbetur të gjelit është ta shijoni atë në supë!
Ingredientët
200 gram të brendshme të gjelit të detit
50 gram gjalpë
3 qepë të njoma ( vetëm pjesa e bardhë)
1 filxhan kafeje oriz
1 litër lëng gjeli (nga zierja)
2 të verdha veze
1/2 lëng limoni
Kopër ose majdanoz
Kripë, piper i zi
Udhëzimet
1
Pastrojmë të brendshmet e gjelit (jo mushkërinë e bardhë). Valojmë ujin dhe i përvëlojmë mëlçitë, I presim në kubikë.
2
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe kaurdisim të bardhat e qepëve të grira hollë.
3
Shtojmë mëlçitë dhe i kaurdisim së bashku, shtojmë lëngun e gjelit dhe sa të valojë, shtojmë orizin të shpëlarë mirë. E lëmë të ziejë për 12 minuta.
4
Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me lëng limoni dhe shtojmë pak nga pak lëng supe.
5
Bashkojmë tasin e vezëve gradualisht në supë dhe ulim temperaturën sa të pushojë pak.
6
Shtojmë koper ose majdanoz dhe e lëmë edhe një minutë. Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e shërbëjmë supën të ngrohtë duke shtuar në të pak piper të zi.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment