Sugjerojmë:

Supë e lehtë pule me misra dhe speca

Supë e lehtë pule me misra dhe speca

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Nëse ndiqni hapat e recetës, rezultati do të jetë një pjatë me shije fantastike!

Ingredientët

  • 1 gjoks pule
  • 2 degë selino
  • 1 qepë e prerë imët
  • 1 lugë çaji fara kumini
  • 1 lugë çaji rigon i thatë
  • 5 gota lëng pule
  • 1 filxhan me misra të ngrirë
  • 1 filxhan me fasule të thara
  • 1 spec jeshil
  • Pak borzilok

Udhëzimet

1

Vendosni të gjithë përbërësit përveç fasuleve dhe misrave në një tenxhere me zjarr të ngadaltë.

2

Pasi të kenë zierë të gjitha, copëtoni imët mishin e pulës dhe e rivendosni përsëri në tenxhere.

3

Nga fundi i shtoni misrat dhe fasulet.

4

E lini supën edhe për 10 minuta të tjera në zjarr.

5

Shërbejeni të ngrohtë duke i shtuar sipër pak majdanoz të freskët. Ju bëftë mirë!

Lini një koment