Sugjerojmë:

Supë e ftohtë me perime

1 spec i kuq, i copëtuar trashë
2 thelpinj hudhre, të qëruar dhe të shtypur
3 feta bukë të bardhë, pa kore dhe të prera trashë
1,5 kg domate, të qëruara dhe të prera trashë
2-3 lugë gjelle uthull vere të kuqe
5 lugë gjelle vaj ulliri të papërzier
Sheqer sipas shijes
Për garniturë :
1 qepë e kuqe e vogël, e qëruar dhe e grirë hollë
1/4 kastravec, i qëruar dhe i grirë hollë
gjysem spec i kuq, i pastruar nga farat dhe i grirë hollë
vaj ulliri për spërkatje

1.Hidhni në tenxhere me presion të gjithë përbërësit e supës dhe lërini derisa të zbuten dhe bëhen si krem.

2.Shtoni pak ujë, nëse përgatitja është shumë e trashë, pastaj rregullojeni me kripë dhe piper të zi të sapobluar.

3.Lëreni të ftohet për të paktën 30 minuta.

4.Shtoni garniturën, spërkateni me pak vaj ulliri dhe shërbejeni.

Lini një koment