Supë e ftohtë me bizele dhe kos, supa e dashur e ditëve të verës!

Supë e ftohtë me bizele dhe kos

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 300 gram kunguj
  • 300 gram bizele
  • 1 l lëng perimesh
  • 500 gram salcë kosi
  • 1 kokërr qepë
  • 1 tufë nenexhik
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën e grirë imët. Shtoni kungullin e prerë feta-feta, bizelet, lëngun e perimeve dhe i lini të ziejnë për disa minuta.

2

Nga fundi i shtoni kripën dhe e hiqni nga zjarri.

3

E lini supën të ftohet pak dhe pastaj bëjeni kremoze me ndihmën e një blenderi. Shtoni salcën e kosit, nenxhikun dhe i përzieni sërish.

4

Shtoni kripën, piperin dhe lëngun e limonit.

5

Supa është gati për t’u shijuar!

Lini një koment