Sugjerojmë:

Supë domatesh, opsion perfekt për vegjetarianët!

400 gram domateje
1 qepë e vogël
1 karotë
1 kërcell selinoje
100 ml vaj ulliri
1 spec djegës
2 thelpi hudhra
1 tufë borzilok
Kripë, piper

1.Prisni në kubik perimet (përvec domates) dhe i vendosni në një tenxhere me vaj ulliri.

2.I përzieni në temperaturë të ulët dhe shtoni domaten.

3.Vazhdojmë t’i përziejmë derisa domatja të nxjerrë lëngun e parë dhe masa ka nisur të ziejë.

4.Shtojmë ujin, kripën, piperin dhe e lëmë të ziejë për 45 minuta, ose derisa supa të jetë lidhur mirë.

5.Në 10 minutat e fundit shtojmë borzilokun.

6.Për ta bërë supën kremoze i kaloni sipër një blender dore.

Lini një koment