1.Vendosim tenxheren me lëng mishi që të valojë. Ngrohim në tenxhere 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe shtojmë në të pjesën e bardhë të preshit të prerë në unaza shumë të holla.
2.I kaurdisim derisa preshi të ulë volumin.
3.Shtojmë patatet e prera në kubikë të vegjël dhe i përziejmë së bashku me preshin.
4.Shtojmë lëngun e mishit dhe i lëmë patatet të ziejnë për 5 minuta.
5.Shtojmë orizin e larë, i përziejmë së bashku dhe i lëmë të ziejnë dhe dhe për 12-15 minuta të tjera.
6.Në fund shohim që është bërë një supë e trashë dhe kremoze.
7.Shtojmë një lugë gjelle vaj, parmixhano të grirë hollë, piper të zi nga mulliri, e lëmë parmixhanon të shkrijë për 2-3 minuta dhe e shërbejmë supën të ngrohtë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment