Sugjerojmë:

Supa magjericë, e lehtë dhe magjepsëse në shijen e saj!

Supa magjericë, e lehtë dhe magjepsëse në shijen e saj!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 500 gram të brendshme qengji
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 limon të shtrydhur
  • 1 vezë
  • 1 filxhan oriz
  • 1 tufë koper
  • disa fletë spinaq
  • ½ qepë të njoma
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Si fillim lani mirë të brendshmet dhe i prisni në copa të vogla. I vendosni në një tenxhere me ujë për t'i zierë.

2

Pas kësaj në një tigan skuqni qepën me pak vaj dhe shtoni të brendshmet. I lini të skuqen për disa minuta dhe shtoni gjalpin.

3

Më pas shtoni orizin dhe pak kripë. E përzieni mirë dhe e hiqni nga zjarri.

4

Në një enë trazoni lëngun e limonit me vezën dhe ia shtoni magjiricës.

5

Nga fundi i shtoni koprën e grirë imët, fletët e spinaqit dhe piperin.

Lini një koment