Sugjerojmë:

Sufle me çokollatë, portokall dhe shegë

Koha e përgatitjes: 20 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 150 gr çokollatë e zezë (e grirë imët)
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1/4 copë lëkurë portokalli (e grirë imët)
  • 3 vezë
  • 2 lugë gjelle miell
  • 1/2 lugë gjelle kakao pluhur
  • Kripë
  • Shegë
  • Kivi
  • Reçel

Udhëzimet

1

Në një tigan me nxehtësi mesatare hedhim çokollatën e grirë imët dhe gjalpin.

2

I trrazojmë mirë derisa të shkrihen dhe ndërkohë i shtojmë edhe disa copëza të tjera të çokollatës.

3

Shtojmë pak kripë dhe tri vezët dhe i rrahim mirë.

4

Pastaj heqim tiganin nga zjarri.

5

Në tigan shtojmë miellin dhe kakaon derisa të krijohet një masë homogjene.

6

Me ndihmën e një luge e kalojmë masën në disa forma specifike.

7

Sipër i vendosim një copë të vogël çokollate dhe i vendosim në furrë përreth 25 minuta

8

Pasi të jetë gati e servirim në pjatë, duke i vendosur anash një fetë portokalli, pak shegë, dy feta kivi dhe një lugë kafe reçel.

9

Sipër i shtojmë pak sheqer pluhur.

Lini një koment