Sugjerojmë:

Strudel me mollë, rrush të thatë dhe reçel ftoi

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 30 min

Ingredientët

  • 1 petë sfoliate
  • 2 mollë
  • 30 gr rrush i thatë
  • 30 gr arra
  • 30 gr bajame
  • 1 limon
  • 3 lugë reçel ftoi
  • 1 vezë (e verdha)
  • 1 lugë sheqer
  • Kanellë

Udhëzimet

1

Në një enë hidhni dy kokrrat e mollëve të prera hollë.

2

Njomini me lëngun e limonit dhe i hidhni sheqerin përsipër.

3

Ndërkohë zbutni rrushin e thatë në pak ujë të vakët.

4

Kullojeni dhe bashkojeni me arrat dhe bajamet e grira.

5

Pastaj shtoni reçelin e ftoit.

6

Pasi përzieni të gjithë përbërësit shtoni pak kanellë dhe përzierjen e hidheni mbi petën sfoliate.

7

Mblidheni petën role dhe përpara se ta fusni në furrë e lyejeni me të verdhën e vezës.

8

Lereni në furrën me temperaturë 180 gradë për rreth 20 minuta.

9

Strudeli është gati për t’u shërbyer.

Lini një koment