Stresi mund të mbahet nën kontroll me një dietë të thjeshtë ushqimore!
Stresi ditor mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj, si në planin afatshkurtër ashtu edhe në atë afatgjatë. Por stresi është një problem i zakonshëm me të cilin të gjithë përballemi në një moment të jetës sonë.
Ka shumë faktorë që sjellin stresin siç janë faktorët e jashtëm si puna ose përgjegjësitë familjare etj, por gjithashtu mënyra si ushqehemi, sistemi i tretjes janë ndikime të brendshme të stresit.
Lajmi i mirë është se ka shumë ndryshime të thjeshta jetese që mund të bëjmë për të na ndihmuar të menaxhojmë nivelet e stresit.
Një nga faktorët përmirësues të stresit është dieta ushqimore. Një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme është thelbësore për të ndihmuar trupin tonë për të menaxhuar ndryshimet fiziologjike të shkaktuara nga stresi.
Një dietë e mirë ushqimore do të ishte:
1.Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime. 2.Mos e shmangni asnjëherë mëngjesin (reduktoni sheqerin). 3.Sa më shumë proteina (mish, vezë, fruta të thata, fasule etj). 4.Krijoni një orar të rregullt ushqyerje. 5. Shmangni ushqimet shumë të rafinuara si buka e bardhë, makaronat, çokollata, biskotat, ëmbëlsirat ose ushqimet me sheqerna të shtuar. 6.Alkooli i tepërt mund të shkaktojë gjithashtu rritjen e sheqerit në gjak. 7.Kafeina nuk është aleati i duhur i trupit. 8.Vitamina C duhet të bëhët pjesë e vakteve tuaja të përditshme. 9.Magnezi është varfëruar në mënyrë dramatike në kohë stresi dhe simptomat e mungesës shpesh përfshijnë lodhjen, ankthin, pagjumësinë dhe predispozimin ndaj stresit. Përfshini shumë perime me gjethe jeshile, integralet, arrat dhe farat për të furnizuar trupin me magnez. 10.Vitamina B është gjithashtu një faktor ndihmues i trupit ndaj përballjes me stresin.
Çfarë duhet të bëni për të normalizuar organizmin pas një nate ku e keni tejkaluar me ushqim, ëmbëlsira dhe alkool? Më poshtë keni listën e ushqimeve që do t’ju ndihmojnë të normalizoni dhe pastroni organizmin, në një dietë Detox....
Gjatë periudhës së shtatzanisë, të gjitha bëhemi shumë më të ndërgjegjshme për mënyrën tonë të të ushqyerit, se çfarë duhet të hamë e çfarë jo. Megjithatë, jo gjithmonë është e lehtë t’i kategorizosh ushqimet dhe pijet në çfarë DUHET...
Për të evituar infenksionet në veshka është ideale të konsumoni ushqime të shëndetshme që sigurojnë një larmi vitaminash, mineralesh dhe antioksidantësh që sigurojnë pastrimin e veshkave por që kanë sasi të vogla kaliumi dhe fosfori. Ushqimet që përmbajnë antioksidantë mund të...
Lini një koment