Sugjerojmë:

Spinaqi. Si duhet zier që të ruajë vlerat dhe shijen?

Spinaqi është një prej perimeve që përdorim më tepër në kuzhinë. Por ndonjëherë gabojmë me gatimin e tij dhe i shkatërrojmë vlerat si vitaminat e hekurin. Sa dhe si duhet zier spinaqi?

Lani mirë spinaqin dhe vendoseni në një tenxhere pa e shtrydhur. Shtoni pak kripë kristalore dhe vendosini kapakun tenxheres: spinaqi lëshon vetë shumë ujë. Pasi të mbaroni gatimin (10 minuta), kullojeni dhe kur të vaket shtrydheni me dorë ose një pirun në kulluesen e pastave.

Lini një koment