Sugjerojmë:

Spinaq i tiganisur me vezë, ideale për ata që nuk duan të shtojnë në peshë

Spinaq i tiganisur me vezë, ideale për ata që nuk duan të shtojnë në peshë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Spinaqi i freskët është burim i shkëlqyer i vitaminave, antioksidantëve, luteinës dhe beta karotenit. Kur këto elementë bashkohen, krijojnë mbrojtje të shkëlqyer ndaj sëmundjeve.

Ingredientët

  • 800 gr spinaq të pastruar mirë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë të thatë, të prerë imët
  • 2 thelpinj hudhër të grirë imët
  • 3 vezë
  • kripë e piper
  • spec djegës
  • kopër

Udhëzimet

1

Shkrini gjalpin në zjarr të ulët dhe shtoni vajin e ullirit.

2

Kaurdisini qepën sa të zbutet, shtoni hudhrën dhe sapo të lëshojë aromën, shtoni spinaqin e prerë trashë .

3

Përziejeni herë pas here dhe lëreni të ziejë qepa me ujin që lëshon spinaqi.

4

Nëse e shihni të nevojshme, mund ti shtoni pakëz ujë sa të zbutet qepa. Hidhini koprën e grirë, kripë e piper.

5

Përziejeni dhe hidhni vezët sipër. Spërkatini me kripë,spec djegës dhe pakëz gjalpë shtesë nëse ju pëlqen.

6

Vendosini kapakun dhe lërini vezët të mpiksen sipas preferencës tuaj. Mund t'i thërrmoni edhe djathë të bardhë sipër, që të shkrijë ndërsa mpiksen vezët.

Shënime

Receta marrë nga sunnykitchen

Lini një koment