Speca të skuqur shoqëruar me djathë burrata

Speca të skuqur shoqëruar me djathë burrata

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ka një vend special në parajsë, për ata që sikurse edhe unë, mbarojnë për specat e skuqur. Djathi burrata do i japë edhe më shumë lezet kësaj recete që ka disa sekrete të vogla.

Ingredientët

  • 5 speca të kuqe
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 thelpi hudhër e grimcuar
  • 2 lugë gjelle majdanoz i copëtuar
  • 250 gram djathë burrata
  • Kripë
  • Bagetë për brusketa

Udhëzimet

1

Specat i lani mirë, i ndani në shirita përsëgjati dhe u hiqni farat.

2

Vendosini për t’i skuqur në një tigan ku keni shtuar më parë vajin e ullirit. I lini për 8 minuta duke i shtuar edhe pak kripë.

3

Më pas i hiqni, i kaloni specat në një enë duke i shtuar sipër majdanozin dhe hudhrat.

4

I përzieni mirë me duar specat në mënyrë që të marinohen dhe të marrin shijen siç duhet.

5

Shërbejini të ngrohta në një pjatancë të madhe, krahas djathit burrata dhe bagetës, për të bërë sipas dëshirës pse jo, edhe disa brusketa.

6

Shijojini pasi jam e sigurt se do ju hapin pafundësisht oreksin!

Lini një koment