Sugjerojmë:

Speca të skuqur me djathë

Koha e përgatitjes: 10 min Koha e gatimit: 20 min

Ingredientët

  • 8 speca
  • 500 gr djathë
  • 2 vezë
  • 1/4 koper
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • Për t'i mbështjellë...
  • 2 gota miell
  • 2 gota miell misri
  • 2 vezë

Udhëzimet

1

Merrini specat, lajini dhe pastrojini, pastaj i vendosni në furrë për pjekje.

2

Pas pjekjes hiqjuni lëvoret dhe lerini të pushojnë.

3

Ndërkohë merrni djathin vendoseni në një enë dhe shtoni vezët, koperin, kripën, piperin e zi dhe përzijini mirë.

4

Merrni specat pritini në mes, fusni brenda përzierjen e djathit dhe mbyllini skajet.

5

Specat zhytini në miell, pastaj në vezë dhe në fund në miell misri.

6

Më pas vendosini në tigan për t'i skuqur.

7

Mund ti shërbeni me limon, uthull dhe sallatë.

Lini një koment