Sugjerojmë:

Speca të mbushura me djathë e fileto pule

Speca të mbushura me djathë e fileto pule

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Specat e mbushura kanë 1001 alternativa sesi mund të përgatiten. Neps si gjithmonë ju sjell ato më të shijshmet, të thjeshtat e të veçantat.

Ingredientët

  • 4 speca gogozhare
  • ½ fileto pule
  • 100 gram djathë të bardhë
  • 1-2 kokrra vezë
  • 1 lugë gjelle kos
  • ½ presh (pjesa e bardhë)
  • 1 domate
  • kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Pastrojmë specat nga farat. Presim fileton e pulës në kubikë shumë të vegjël dhe i pjekim lehtë në një tigan që nuk ngjit.

2

Ndërkohë grijmë në rende djathin, domaten dhe preshin. Rrahim vezët me pak kos dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë.

3

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe fillojmë mbushim specat.

4

I spërkasim në fund specat me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe për një shije më të mirë dhe me pak djathë kaçkavall dhe i vendosim në furrë të piqen në temperaturën 200 gradë Celsius për 30 minuta. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment