Sugjerojmë:

Spaghetti me pana dhe kërpudha. Dreka ideale për ju që nuk jeni në dietë!

1 pako spaghetti
8-10 kërpudha
200 ml pana
2 thelbi hudhër
1 tufë majdanoz
Kripë, piper
Vaj ulliri

1.Zieni si zakonisht makaronat në një tenxhere me ujë e kripë.
2.Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri, skuqni hudhrat e prera imët.
3.Shtoni kërpudhat e lara dhe të prera në copa të vogla.
4.I rregulloni shijen me kripë, piper dhe majdanoz. Kur e shihni që kërpudhat janë skuqur, shtoni gradualisht panën.
5.Sapo pana të fillojë të pluskojë i shtoni 1 gotë nga uji i makaronave.
6.Kulloni makaronat.
7.Sapo masa të marrë valë, shtoni makaronat në tigan dhe i përzieni mirë.
8.Shërbejini të ngrohta dhe shijojini!

Lini një koment