Sugjerojmë:

Spageti me proshutë dhe kërpudha

Koha e përgatitjes: 5 min Koha e gatimit: 25 min

Ingredientët

  • 400 gr spageti
  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 100 gr proshutë e tymosur
  • 500 gr kërpudha
  • 1 qepë e njomë

Udhëzimet

1

Hidhni në një tenxhere me ujë makaronat dhe ziejini sipas udhëzimeve të paketës.

2

Pasi të ziejnë kullojini.

3

Nxehni vajin në një tigan dhe skuqni proshutën për 5 minuta.

4

Shtoni kërpudhat dhe vazhdoni të gatuani për 5 minuta të tjera.

5

Shtoni qepët dhe gatuajini për 2 minuta.

6

Hidheni përzierjen e proshutës dhe kërpudhave tek makaronat dhe përzijini sa masa të bëhet homogjene.

7

Shtoni kripë për shije dhe shërbejeni.

Lini një koment