Sugjerojmë:

Sot për darkë: Fileto pule me brokoli

Sot për darkë: Fileto pule me brokoli

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 1 qepë mesatare
  • 1 lugë gjelle vaj
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 300 gr fileto pule
  • 500 gr brokoli
  • 2 thelpi hudhra
  • 1 gjethe dafinë
  • 150 gr krem djathi
  • Pak rigon
  • 2 lugë gjelle parmigiano
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tigan të thellë shkrijmë gjalpin dhe vajin. Kaurdisim qepën të prerë në kubikë të vegjël derisa të zbutet.

2

Shtojmë fileton e pulës të prerë në shirita të vegjël, i kaurdisim së bashku derisa mishi të zverdhet me një gjysmë gote ujë.

3

Shtojmë brokolin të prerë në lule mesatare. Shtojmë kripë, piper të zi, hudhrat të grira imët dhe një gjethe dafinë.

4

E trazojmë duke shtuar kremin dhe rigonin.

5

Në fund shtojmë dhe pak parmigiano të grirë.

Lini një koment