Sugjerojmë:

Smoothie me tërshërë. Burim fibrash dhe proteinash!

Smoothie me tërshërë. Burim fibrash dhe proteinash!

Persona: 2
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe ka një shije të mirë mbi të gjitha!

Ingredientët

  • ¼ filxhan me tërshërë
  • 1 banane e ngrirë dhe e ndarë në copa të vogla
  • ½ filxhan me qumësht
  • 1 lugë gjelle gjalpë kikiriku
  • ½ lugë gjelle shurup panje
  • ½ lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • ½ lugë çaji me kanellë pluhur
  • Pak kripë
  • 3-4 kuba akulli

Udhëzimet

1

Vendoseni tërshërën në një blender dhe e përzieni për disa sekonda derisa të grimcohet.

2

Më pas shtoni bananen, qumështin, gjalpin e kikirikut, shurupin e panjes, vaniljen, kanellën dhe kripën.

3

I përzieni mirë derisa të bëni një masë kremoze.

4

Shërbejeni nëpër gota me akull. Ju bëftë mirë!

Lini një koment