Sugjerojmë:

Smoothie me pjeshkë, e shkëlqyer për mendjen dhe trupin tuaj!

Smoothie me pjeshkë dhe banane

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Kjo smoothie freskuese është e bërë me pjeshkë të ngrira e banane, perfekte për të nisur ditën. Pjeshkët përmbajnë vitamina E dhe K, hekur etj. Ato janë të shkëlqyera për lëkurën tuaj, veçanërisht kundër rrudhave. Madje pjeshkët ndihmojnë të luftojnë plagët e shkaktuara nga dielli dhe ndotja.

Ingredientët

  • 2 pjeshkë
  • 1 banane
  • 5-6 kuba akulli
  • 1 gotë qumësht
  • pak kanellë

Udhëzimet

1

Bashkoni të gjithë përbërësit dhe i trazoni mirë në një blender.

2

Shërbejeni menjëherë pijen dhe sipas dëshirës mund t’i shtoni sipër pak kanellë!

Lini një koment