S’ka nevojë për bileta avioni. Kuzhina arabe ka ardhur në Tiranë

Tradicionalisht kuzhina e një vendi është mënyra më e mirë për të kuptuar kulturën, arkitekturën e një vendi, traditat dhe shumë më tepër. Prandaj të provosh kuzhinën arabe është gati si të vizitosh ndonjë vend në Lindjen e Mesme.

Ushqimi është i bollshëm dhe ka shumë opsione të ndryshme. Të gjithë duan të provojnë sa më shumë gjëra në sa më pak kohë që të jetë e mundur nga kjo kuzhinë.

Baba Hallall

Nëse ju ka vajtur mendja për një “Shawarma” apo për një “Pite Arabe” vendi që duhet të zgjidhni është ky.

Falafel House

Falafel është një “ushqim i shpejtë” i Lindjes së Mesme i bërë nga një përzierje e qiqrave (ose fasuleve fava), perimeve të freskëta dhe erëzave që formohen në një petë ose topa të vegjël. Mendohet se falafeli ka origjinën në Egjipt dhe është një ushqim vegan i njohur në të gjithë Lindjen e Mesme.

Tradita Arabe

Ndonëse në Tiranë për një kohë të gjatë ka mbizotëruar kuzhina italiane, greke, kineze edhe ajo arabe po gjen mikëpritje. Të vecanta dhe me shije ndryshe recetat që gjeni tek “Tradita Arabe” janë padiskutim njësoj me ato që do provoni nëse do ishit në një nga vendet e Lindjes së Mesme. “Hummus beiruti”, salcën e famshme “Muhamara” apo sallatrat tipike i porosisni lehtësisht nga Snapfood.

Lini një koment