Siç i bënte gjyshja: Ja si të përgatisni japrakë me gjethe rrushi
40 gjethe rrushi
1 gote oriz
5-6 qepë të njoma
Një tufë majdanoz
2 filxhanë kafeje vaj ulliri
Një filxhan çaji me mish të grirë (sipas dëshirës)
Lëngu i një kokrre limoni
Nenexhik
Kripë
Kopër
1.Pastroni gjethet e rrushit dhe lërini të ziejnë për 8-10 minuta.
2.Kullojini dhe hapini ndërkohë që janë ende të nxehta sepse kur ftohen, gjethet ngjiten me njëra-tjetrën.
3.Pasi t’i keni pastruar dhe grirë, qepët e njoma skuqini në një tigan me vaj ulliri dhe më pas, shtoni orizin dhe mishin e grirë.
4.Vijoni skuqjen dhe shtoni kripën, koprën dhe nenexhikun. Pas pak minutash, hiqeni tiganin nga zjarri.
5.Gjetheve të rrushit prijini bishtat dhe vendosini në mes një lugë gjelle nga mbushja. Më pas mbështillenin në formë roleje duke mbledhur fillimisht anët.
6.Në një tenxhere, shtroni disa gjethe rrushi dhe mbi to vendosni japrakët e përgatitur. Hidhini kripë, një gotë e gjysmë ujë dhe vaj ulliri. Vendosini përispër një pjatë dhe lërini të ziejnë derisa të pijnë ujin.
7.Vendosini në pjatë dhe shërbejini me pak lëng limoni.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment