Sugjerojmë:

Si t’i shfrytëzojmë mollët për një strudel të shkëlqyer

Si ti shfrytëzojmë mollët për një strudel të shkëlqyer

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Sa kohë kishit pa përgatitur një strudel të mirë shtëpie? Sot Neps.al ju sjell recetën, kështu që nisni nga puna sa më parë!

Ingredientët

  • 1 petë sfoliatë e gatshme
  • 2 kokrra mollë
  • 30 gram rrush i thatë
  • 30 gram arra
  • 30 gram bajame
  • 1 kokërr limon
  • 3 lugë çaji reçel ftoi
  • 1 e verdhë veze
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • pak kanellë

Udhëzimet

1

Qëroni mollët dhe i prisni në feta-feta. I vendosni në një enë, i shtoni sipër lëngun e limonit dhe më pas sheqerin.

2

I shtoni më pas arrat dhe bajamet e grira imët. Në fund edhe rrushin e thatë, pasi e keni zbutur më parë në ujë të ngrohtë.

3

I përzieni mirë dhe shtoni reçelin e ftoit. Shtoni në fund edhe pak kanellë.

4

Hapni me kujdes petën sfoliatë dhe e ndani në shirita. Mbushni secilën shirit me një lugë gjelle nga masa që përgatitët.

5

I rrotulloni shiritat dhe sipër e lyeni petën me pak të verdhë veze.

6

Futeni në furrë për 20-25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment