Sugjerojmë:

Si t’i realizojmë vetë pitet e shijshme të sufllaqeve

Si t'i realizojmë vetë pitet e shijshme të sufllaqeve

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Sufllaqet më të shijshme janë ato që përgatiten nga duart tuaja!

Ingredientët

  • 1 filxhan qumësht
  • 1 filxhan kos
  • 700 gram miell
  • 1 lugë kafe kripë
  • 1/2 lugë kafe sodë buke
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Tek tavolina e punës shtoni miellin.

2

Në mes shtoni kripën, sodën, kosin, qumështin dhe vajin.

3

Filloni e punoni brumin derisa të arrini një masë kompakte.

4

Më pas e ndani në 12 toptha të vegjël.

5

I lini mënjanë në temperaturë ambienti, duke i mbuluar me një pecetë sipër.

6

Pas gati 30 minutash hapni pitet me duar dhe i piqni në skarë, ose në një toster me shumë pak vaj luledielli.

7

Pasi i keni pjekur të gjitha pitet, filloni i mbushni sipas dëshirës me salcë xaxiqi, mish, domate, patate, kastravec etj. Ju bëftë mirë!

Lini një koment