Sugjerojmë:

Si thoni për një tortë të kripur?

Si thoni për një tortë të kripur?

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Një nga ato tortat e shëndetshme ama. Hidhi një sy recetës së radhës këtu në Neps.al

Ingredientët

  • 1 kg spinaq
  • 4 patate te ziera
  • 200 gram rikota
  • 150 gram kërpudha
  • 150 gram djath gouda
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 tufë majdanoz
  • vaj ulliri
  • kripër, piper
  • pak rigon

Udhëzimet

1

Në dy tenxhere veç e veç ziejmë patatet dhe spinaqin.

2

Pasi patatet të ziejnë i qërojmë dhe i shtypim për t’i bërë pure. Ndërkohë që spinaqin e shtrydhim mirë me dorë derisa t’i ikë komplet uji.

3

Tek tasi ku kemi bërë pure patatet, shtojmë kripë, piper, majdanoz, rigon, vaj ulliri dhe e përziejmë mirë.

4

Merrni një tavë ( mundësisht rrumbullake) dhe shtroni në të purenë e patateve.

5

Tek ena ku keni spinaqin e grirë imët, shtoni rikotën, hudhrat e copëtuara, kërpudhat. I përzieni mirë dhe shtroni gjysmën tek tava. Përhapeni mirë.

6

Shtoni djathin gouda. Tani shtoni pjesën tjetër të mbetur të spinaqit.

7

Në fund shtoni djathë. E fusni në furrë tortën e kripur për 30 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë.

Lini një koment