Për të gjithë ju që ankoheni se keni qerpikë të shkurtër, jeni në artikullin e duhur.
Neps ju sugjeron 4 përbërës që të gjithë i keni në shtëpi e që do ju ndihmojnë jashtë mase në zgjatjen e qerpikëve tuaj. Kjo falë disa elementeve që përmbajnë këto ushqime që ushqejnë rrënjën e qerpikut.
4 sugjerimet e Nepsit:
- Qumësht kokosi+ vaj kastori
- Vaj bajameje+ xhel aloe vera
- E verdhë veze+vaj ulliri
- Vaj kokosi+ xhel aloe vera

Udhëzime:
- Masa për secilin përbërës është 1 lugë kafe.
- Të dy përbërësit bashkohen për të formuar një pastë. Aplikohen tek qerpiku me ndihmën e një furçeje të vogël.
- Kini kujdes të mos kalojë asnjë element në sy.
- E lini përbërjen të veprojë për 10 minuta dhe më pas i pastroni qerpikët me një pecetë të lagur.
- Pas kësaj e lani fytyrën me ujë të bollshëm të vakët./neps.al
Lini një koment