Sugjerojmë:

Si të përgatisni rosnicë me pulë

1 pulë rreth 1 kg të prerë në copa
2 vezë
3 lugë gjalpë
Rreth 10 luge miell
Kripë

1.Ziejmë pulën në ujë me kripë për rreth 40 minuta.

2.Ndërkohë përgatisim brumin e rosnicave dhe në një enë hedhim dy vezët dhe shtojmë pak nga pak miell derisa brumi të bëhet i fortë.

3.E thërrmojme në copa të imëta me dorë.

4.Në një tigan të madh shkrijmë gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i perzierë gjatë gjithë kohës derisa të marrin ngjyrë të artë.

5.I lemë të ftohen pak në temperaturë ambjenti dhe i hedhim tek lëngu i pulës duke i lënë të ziejnë edhe për rreth 5 minuta derisa të zbuten dhe lëngu të trashet.

6.Pasi të jenë gati i shërbejmë të spërkatura me pak lëng limoni.

Lini një koment