Sugjerojmë:

Si të përgatisni në shtëpi bozën, pijen tradicionale që e preferon kushdo

Si të përgatisni në shtëpi bozën, pijen tradicionale që e preferon kushdo

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Kjo pije tradicionale dhe shumë e dashur nga të gjithë ne, shënon kulmin e shitjeve gjatë verës. Megjithatë ajo mund të përgatitet në çdo kohë, nga duart tona për ta shijuar sa herë që na vete mendja.

Ingredientët

  • 500 gram miell misri
  • 500 gram sheqer
  • 5 litra ujë të vakët
  • 20 gram maja buke (tharmë)

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë shtoni miellin dhe e lini për disa orë të zbutet.

2

Ndizni zjarrin dhe e përzieni herë pas here masën. Kur mielli të jetë zbutur e hiqni nga zjarri dhe e lini të ftohet.

3

Në një tas të vogël tresni majanë e bukës me një gotë ujë të vakët. Ia shtoni sipër ujit me miell.

4

E përzieni sërish dhe e lini gjatë gjithë natës në një vend të freskët.

5

Një ditë më pas e kulloni lëngun me një sitë.

6

I shtoni sheqerin, e përzieni mirë me lugë druri derisa të tretet plotësisht dhe e ruani bozën në frigorifer.

7

Shërbejeni të ftohtë nëpër gota. Shijojeni maksimumi brenda tri ditëve,pasi në të kundërt boza thartohet.

Lini një koment