Bukët pa maja përgatiten me brumë të ardhur ose brumin ‘mëmë’ siç quhet ndryshe. Por si përgatitet ai, si ruhet dhe si rifreskohet?
Le të shohim hapat më poshtë:
Përbërësit:
200 gr miell
90 gr ujë
Një lugë kafeje mjaltë ose sheqer
Një lugë kafeje vaj ulliri e.v
Përgatitja:
- Në një robot kuzhine hidhni përbërësit dhe përziejini për 2 minuta në shpejtësinë maksimale.
- Nxirrni brumin dhe krjijoni një formë topi, spërkasni me miell një enë dhe vendosni në të brumin që të vijë duke bërë sipër tij një kryq me thikë.
- Për të ardhur siç duhet brumi mëmë është e këshillueshme një temperaturë ambienti mjaftueshëm e lartë. Për këtë vendoseni tasin në furrë të fikur, të mbuluar me një pecetë dhe me dritën e furrës të lënë ndezur.
- Kontrolljeni pas dy ditësh për të parë nëse procesi i ardhjes është aktivizuar.
- Brumi duhet të ketë dyfishuar vëllimin dhe në sipërfaqe të ketë flluska.
Si rifreskohet brumi i ardhur?
- Merrni brumin e ardhur, peshojeni dhe bashkojeni me të njëjtën sasi mielli dhe gjysmën e sasisë së uiit.
- Para se të filloni ndonjë recetë ,është mirë të bëni një rifreskim çdo dy ditë.
- Më pas vendoseni në frigorifer, në një enë me kapak dhe rifreskojeni çdo 4-5 ditë.
Lini një koment