Sugjerojmë:

Si të gatuani brinjë derri me mjaltë dhe erëza

2.5 kg brinjë derri
1 lugë rozmarinë e freskët e grirë e hollë
1 lugë rigon i freskët, i grirë
1/2 lugë trumëz e freskët, e grirë
250 ml ketchup
100 ml uthull e bardhë
1/2 filxhan mjaltë
Kripë e piper

1.Lani brinjët me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë dhe thajini me letër kuzhine.

2.Hidhuni rozmarinë, rigon, trumëz, kripë e piper, lyejini mirë dhe spërkatini me uthull.

3.Vërini brinjët në një tavë për furrë dhe piqini me 160 gradë për rreth 1 orë e gjysmë, derisa mishi të zbutet.

4.Shkrini mjaltin në zjarr të ulët dhe shtoni salcën ketchup.

5.Përziejini mirë derisa të merret salcë e njëtrajtshme dhe lyejini brinjët me këtë salcë.

6.Futini brinjët në furrë edhe për rreth 10 minuta të tjera,aq sa mos të digjen.

7.Nxirrini nga furra dhe shërbejini të ngrohta.

Lini një koment