Sugjerojmë:

Si të përgatisim vetë biskotat e famshme Walker

Si të përgatisim vetë biskotat e famshme Walker

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 250 gram gjalpë
  • 90 gram sheqer
  • 350 gram miell

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni me një mikser elektrik gjalpin e shkrirë dhe sheqerin. Ngadalë i shtoni edhe miellin.

2

Punojeni mirë masën me duar dhe pas kësaj hapni një petë të madhe drejtkëndëshe.

3

Merrni një tavë të madhe, vendosni një letër kuzhine dhe sipër saj shtroni petën. E ndani në disa shirita të gjatë për t’iu përafruar sa më shumë formës së biskotave.

4

I shponi sipër me ndihmën e një piruni.

5

I fusni biskotat në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Biskotat e famshme Walker janë gati. Shijojini!

Lini një koment