Sugjerojmë:

Si të përgatisim panzanella me domate sipas kuzhinës italiane

Ingredientët

  • 1/2 bukë e fortë, e thekur
  • 2thelpinj hudhër
  • 6 fileta sardele
  • 3 filxhan borzilok
  • 1/2 filxhan vaj ulliri
  • 2 lugë uthull
  • Kripë
  • Piper
  • Domate me ngjyra dhe madhësi të ndryshme
  • 4 lugë gjalpë pa kripë

Udhëzimet

1

Ngrohni furrën në 200 gradë dhe prisni bukën në copa të mëdha.

2

Në përpunuesin e ushqimit vendosni hudhrat e grira imët, filetot e sardeleve, 1 1/2 gota borzilok dhe 1/4 filxhan vaj ulliri. Shtoni uthull dhe 1/4 lugë çaji kripë për të formuar salcë të trashë.

3

Pritini domatet në copëza të mëdha dhe hidhini tek salca dhe lereni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për 30 minuta.

4

Ndërkohë, në tigan të vogël, shkrini gjalpin me vajin e mbetur.

5

Në fletën e pjekjes hidhni bukën me përzierjen e gjalpit dhe futeni të piqet pak sa të marrë ngjyrë kafe të artë 15 - 20 minuta.

6

Butësisht hidhni copat e bukës në pjatën ku do e shërbeni dhe sipër shtoni salcën e trashë me domate, pastaj hidhni sipër borzilok të mbetur.

Nutrition

  • 485 Calories

Lini një koment