Si të përgatisim kos të freskët në kushtet e shtëpisë

Si të përgatisim kos të freskët në kushtet e shtëpisë

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 1 litër qumësht fshati (i paskremuar)
  • 1 filxhan kafe kos i zënë shtëpie

Udhëzimet

1

Në fillim ngrohni qumështin derisa derisa gishti i vogël i dorës ta durojë.

2

Në një enë hermetike qelqi ose porcelani hedhim farën e kosit dhe ngadalë shtojmë pak nga qumështi.

3

Me ndihmën e një luge e trazojmë në mënyrë që të formohet një masë homogjene.

4

Më pas shtojmë dhe pjesën tjetër të qumështit. E trazojmë përsëri dhe më pas i vendosim kapakun enës së qelqit.

5

Enën e mbështillni me një peshqir të trashë ose peshqir.

6

Lëreni enën në tempëraturën e kuzhinës për të paktën 3-4 orë.

7

Në fund e zbuloni dhe e fusni në frigorifer në mënyrë që kosi të mpikset.

Lini një koment