Sugjerojmë:

Si të përgatisim ëmbëlsirën e njohur me emrin ‘Semifredo’

Ingredientët

  • 500 ml pana
  • 4 vezë
  • 150 gr sheqer
  • 60 ml ujë
  • 10 biskota me shije bajame të thërrmuara
  • 5 lugë bajame të copëtuara

Udhëzimet

1

Në fillim rrihni panën.

2

Më pas shtoni të verdhat e vezëve dhe përgatisni shurupin me ujë e sheqer, i lini të valojnë sa të tretet sheqeri. Pastaj e shtoni gradualisht te vezët duke i rrahur fort.

3

Të bardhat e vezëvei rrihni veç dhe në fund i bashkoni të gjithë duke i përzier me kujdes me spatul.

4

Në përzierje hidhni bajamet e copëtuara dhe biskotat e bluara.

5

Enën ku do e hidhni ëmbëlsirën duhetta keni vendosur në ngrirje paraprakisht 20min.

6

Më pas hidhni masën e përgatitur dhe lerëni në frigorifer për një natë.

7

Nxirreni 10-15 min më herët duke e dekoruar me copat e bajameve të pjekura.

Lini një koment