Si të përgatisim brusketat klasike

Si të përgatisim brusketat klasike

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Ingredientët

  • 100 gram pomodorini
  • ½ qepë e njomë (e grirë imët)
  • 1 tufë borzilok të freskët
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 lugë gjelle lëng limoni
  • 1 lugë kafe kripë
  • 2 lugë gjelle uthull balsamike
  • 200 gram djathë të bardhë të thërrmuar
  • Piper i zi

Udhëzimet

1

Në një enë bashkoni të gjithë përbërësit së bashku me erëzat.

2

I trazoni mirë me ndihmën e një luge druri.

3

Në një pjatancë vendosni fetat e bukës për brusketat. Sipër i vendosni secilës nga një lugë, nga mbushja që përgatitët.

4

Këto brusketa klasike janë shumë të shijshme dhe mund t’i shërbeni para vaktit të drekës, apo darkës. Shijojini!

Lini një koment