Sugjerojmë:

Si të përgatisësh në shtëpi salcën klasike të sallatës Çezar

Persona: 1 kupë
Koha e përgatitjes: 10 minuta

Sallata Çezar është padyshim një nga sallatat më të famshme në botë dhe ndër më të shijshmet. Por le të jemi të qartë: nuk do të ishte asgjë pa salcën karakteristike që e shoqëron dhe që i jep shijen unike. Por ndërkohë që shumëkush mund t’i drejtohet supermarketit për ta blerë të gatshme, përse të mos të tentojmë ta përgatisim vetë në shtëpitë tona?

Ingredientët

  • 3 fileto açiuge (të konservuara në vaj)
  • 1 thelpi hudhër e madhe
  • ¾ lugë çaji kripë
  • 1 e verdhë veze
  • 2 lugë gjelle lëng limoni i freskët
  • ¾ lugë çaji mustardë Dijon
  • ¼ gote vaj luledielli
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri extra i virgjër
  • 3 lugë gjelle djathë Parmigiano i grirë

Udhëzimet

1

Me një thikë të mprehtë, prisni imët açiuget. Në dërrasën prerëse shtoni dhe hudhrën dhe kripën dhe vijoni t’i prisni duke e mbajtur thikën në kënd derisa të formohet një pastë me të tre përbërësit.

2

Në një tas mesatar, rrihni të verdhën e vezës, lëngun e limonit dhe mustardën. Në mënyrë graduale dhe duke e rrahur përbërjen pa ndalim, shtoni pak nga pak vajin e lulediellit dhe atë të ullirit derisa përzierja të jetë trashur dhe të marrë një pamje të shkëlqyeshme, si majonezë.

3

Shtoni pakëz ujë në varësi të trashësisë së përbërjes dhe vijoni ta rrihni. Në fund bashkojeni me pastën me açiuge dhe me djathin e grirë. Kontrollojeni për kripë dhe shërbejeni mbi sallatën klasike Çezar.

Lini një koment