Sugjerojmë:

Si të përgatisësh Gazpacho, supën e njohur spanjolle

Si të përgatisësh Gazpacho, supën e njohur spanjolle

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Gazpacho është një supë e ftohtë me origjinë spanjolle, tipike kur rriten temperaturat....

Ingredientët

  • 5 domate
  • 1-2 kastravecë
  • 2 thelpi hudhër
  • 1 spec i kuq
  • 1 spec jeshil
  • 1 qepë e kuqe
  • vaj ulliri
  • uthull
  • pak tul buke i njomur në ujë dhe i shtrydhur mirë
  • piper i zi, piper i kuq
  • kripë

Udhëzimet

1

Pasi të keni larë perimet dhe t’i keni prerë në copa më të vogla, bashkoni domatet, kastravecin, hudhrat, qepën, specat, tulin e bukës në një blender dhe i përpunoni në shpejtësi të lartë për të paktën 2 minuta, në mënyrë që të bëhen sa më kremoze.

2

Shtoni uthull, vaj ulliri, piper dhe kripë në kohë të ndryshme, gjatë përgatitjes dhe i lini të trazohen mirë.

3

Masën e përftuar e kaloni në sitë dhe mund t’i shtoni pak ujë nëse është më e trashë seç duhet. Pjesën e kulluar ruheni për disa orë në frigorifer derisa të ftohet mirë.

4

Shërbehet me perime të gjalla, copa buke të thekur dhe nëse dëshironi, mund t’i shtoni dhe copëza akulli. Ju bëftë mirë!

Lini një koment