Sugjerojmë:

Si të pastrojmë tenxheret pa i gërvishtur pasi ka ngjitur ushqimi në to!

Një nga punët më të vështira në kuzhinë për të gjitha amvisat është larja e enëve, sidomos pasi ushqimi ka ngjitur në tigan apo tenxhere.

Ajo që duhet bërë pas kësaj është ta fërkoni tenxheren me një send të mprehtë, por në të vërtetë thjesht shkatërroni enën duke i prishur veshjen.

Por si ta lani enën pa e prishur?

Gjithçka që duhet të bëni është të vendosni një lugë çaji detergjent të lëngshëm për larjen e enëve, 2-3 lugë sodë buke dhe ujë në enë. Vendoseni në sobë dhe lëreni ujin të vlojë për 8-10 minuta. Përdorni një mjet plastik për të hequr ushqimin e ngjitur dhe të djegur.

Më pas përdorni një leckë të butë pastrimi mikrofibre për të hequr mbetjet. Për pjesën e jashtme të enës përdorni të njëjtën përzierje dhe më pas fërkojeni butësisht me një sfungjer ose leckë mikrofibre.

Lini një koment