Sugjerojmë:

Si të lyeni flokët me …kanellë

Metoda e lyerjes së flokëve me kanellë është një ide e mirë për t’u dhënë flokëve një nuancë të re duke i çelur ato drejt së kuqes, biondes apo portokallisë në varësi të ngjyrës aktuale të bazës suaj të flokëve. Kjo metodë është shumë pozitive, pasi jo vetëm nuk dëmton flokët, por përkundrazi i ushqen ato sepse në thelb ka përbërës të shëndetshëm dhe organikë.

Përbërësit:

  • Kanella. Mund ta blini në formë shkopinjsh ose pluhuri. Sigurohuni të jetë organike.
  • Mjalti i cili duhet të jetë gjithashtu organik.
  • Maskë flokësh. Maska ushqyse e flokëve do të ndihmojë në këtë proces sepse do të ndihmojë flokët të shkarkojnë kimikatet.
  • Lëng limoni ose lime.
  • Kapuç dushi. Në mungesë të tij, mund të përdorni qese plastike.

Përzieni një kupë mjaltë, një kupë maskë flokësh, 1 lugë çaji lëng limoni, 2 lugë gjelle kanellë dhe lërini për një orë. Mjalti përmban peroksid hidrogjeni. Duke e lënë përzierjen të pushojë, peroksidi i hidrogjenit do të veprojë dhe kjo përzierje do të çelë flokët tuaj.

Aplikimi:

  • Lagni flokët, por mos i qullni ato. Nëse doni të shmangni dushin përdorni një shishe spray.
  • Lagni krehërin tuaj. Krëhëri i lagur do ta ndihmojë të përhapet më mirë.
  • Me anën e një furçe aplikojeni përbërjen në flokë, ashtu si bojën e flokëve. Aplikojeni nga majat tek rrënjët. Nëse është shumë e trashë, hollojeni me pak ujë.
  • Lani flokët me kujdes.

Lini një koment