Fantastike për festa: Ja si të përgatisni në shtëpi “Shëndetlie”
Si masë përdorim një gotë që merr 200 ml ujë
3 vezë të vogla
1 gotë sheqer jo plot
100 gr gjalpë i tretur, i vakët
3 lugë të mëdha mjaltë
300 gr arra të qëruara në thërrime
1 bustinë sodë për ëmbëlsira
1 bustinë vanilje
1 majë thike luge
3 gota miell
1 e verdhë veze për ta lyer sipër
Për sherbetin:
800 gr sheqer
600 ml ujë
1.Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C.
2.Në një tas, me rrahësen e vezëve përziejmë vezët me sheqerin për 2 minuta, shtojmë gjalpin, mjaltin, kripën, miellin, vaniljen, sodën me sitë, arrat dhe e punojmë brumin me lugë druri.
3.Hedhim brumin në tavën e lyer me pak gjalpë dhe e nivelojmë me duar të lagura ose me kurrizin e një luge të lagur.
4.E lyejmë sipër me të verdhën e vezës, të rrahur më parë me pirun.
5.E pjekim në furrë për 40-45 minuta ose derisa kur të bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, ajo të dalë e pastër.
6.Kur të ketë marrë ngjyrë në sipërfaqe, e mbulojmë me letër alumini, pasi koha e pjekjes është e gjatë dhe mund të digjet.
7.Sherbeti: në një tenxhere ziejmë sheqerin me ujin duke i përzier vazhdimisht derisa të marrin valë.
8.E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
9.E hedhim sherbetin të ftohtë mbi ëmbëlsirën e ngrohtë, pasi këtë të fundit ta kemi prerë në copa katrore ose sipas dëshirës.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment