Sugjerojmë:

Si të gatuajmë pica patëllxhanë me recetën e Aulona Mustës

Si të gatuajmë pica patëllxhanë me recetën e Aulona Mustës

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ju ka vajtur mendja për pica, por nuk i hani dot sepse jeni me dietë? Ose sepse keni hequr dorë nga picat dhe fast-foodi? Ka një zgjidhje. Quhet “pica patëllxhanë” dhe Aulona Musta na jep recetën. Hidhi një sy!

Ingredientët

  • 1 patëllxhan i madh
  • 200 gram mozzarella
  • 100 gram çedar
  • Për salcën: salcë domateje (gjysmë shishe)
  • djathë kaçkavall i grirë (1/2 gotë)
  • ullinj
  • shparguj
  • misra
  • kërpudha
  • kripë, piper
  • rigon
  • piper i kuq djegës (nëse ju pëlqejnë gjërat djegëse)

Udhëzimet

1

Presim patëllxhanët në formë rrethore.

2

I vendosim në tavë, i hedhim sipër kripën dhe vajin.

3

I lëmë për 15-20 minuta.

4

Ndërkohë përziejmë të gjithë bashkë përbërësit e salcës.

5

Pasi nxjerrim patëllxhanët nga furra i hedhim sipër salcën dhe mbi të vendosim mozarella dhe çedar.

6

E fusim sërish në furrë për 5 minuta, sa të shkrijë djathi. Fikim sobën.

7

E lëme për disa minuta në furrë të fikur dhe është gati për t’u ngrënë.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga profili zyrtar në Instagram i gazetares Aulona Musta

Lini një koment