Dëshira juaj është të drejtoni flokët pa i dëmtuar ato?
Neps ju vjen në ndihmë duke ju sugjeruar një maskë me përbërës shumë të thjeshtë dhe ekonomikë.
Hidhini një sy
Ju nevojitet:
- 2 banane
- 2 lugë gjelle kos grek
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 2 lugë gjelle mjaltë
Udhëzime:
- Qëroni bananet dhe i shtypni në një tas. Shtoni kosin, vajin e ullirit dhe mjaltin. I përzieni mirë.
- Aplikojeni maskën në flokë të thatë.
- E lini për të paktën 1 orë dhe më pas i shpëlani me ujë të bollshëm dhe me shampo si zakonisht.
Të gjithë këta përbërës kanë elementë specifikë të cilët i ndihmojnë flokët tuaj të qendrojnë të butë, të shëndetshëm dhe të drejta për një kohë të gjatë. Për rezultate më të mira aplikojeni dy herë në javë./neps.al
Lini një koment