Si të bëni vezë ‘poached’ prej profesionistësh me dy hapa (Video)
Vezët ‘poached’ përveçse janë një ‘trend food’ në botën e Instagramit dhe rrjeteve të tjera sociale, pëlqehen shumë për shijen e mirë që kanë si dhe mënyrën e të gatuarit që eliminon skuqjen dhe yndyrat.
Ka dy mënyra për të bërë vezë ‘poached’ sikur t’i kishte bërë një shef kuzhine:
Hapi 1. Mënyra e gatimit në tenxhere
Mbushni një tenxhere ose tigan të thellë rreth 8 cm me ujë. Nxeheni derisa uji të ziejë ngadalë. Thyeni një vezë në një tas të vogël. Hidheni me kujdes tek uji që zien. Përsëriteni këtë veprim për aq vezë sa doni të gatuani. Sigurohuni që uji të jetë duke zier ndërsa e verdha dhe e bardha gatuhen sipas dëshirës suaj, 3-5 minuta. Hiqini vezët me një lugë me vrima dhe kullojini mirë.
Hapi 2. Mënyra e mikrovalës
Hidhni 75 ml ujë në një tas të thellë. Vendoseni të ziejë në fuqi maksimale. Thyeni vezët dhe hidhini menjëherë në ujë. Përmes një piruni rrotulloni membranën rreth së verdhës. Mbulojeni tasin me qese plastike duke e lënë në ventilim me avull. Prisni derisa e verdha të jetë gatuar dhe e bardha të jetë solide, për 40-60 sekonda. Lëreni të qëndrojë e mbuluar për një minut. Kullojeni dhe shërbejeni.
Këshilla:
Zgjidhni tenxhere ose tiganë me sipërfaqe të mëdha.
Nëse dëshironi, shtoni pak uthull sipas dëshirës, pas ndihmon vezët të kenë një formë kompakte.
Vezët ‘poached’ mund të përgattien edhe në brodo apo salcë domatesh.
Nëse kërkoni një pjatë verore të shpejtë, kombinimi i kungulleshkave të pjekura, djathit të bardhë dhe limonit është një nga më të thjeshtat. Kungulleshkat piqen në temperaturë të lartë që të marrin ngjyrë pa u bërë të qullëta, ndërsa...
Orzo duket si oriz, por në fakt është një lloj paste e vogël. Në këtë recetë gatuhet me domate qershi dhe kungulleshka, ndërsa feta, limoni dhe borziloku i japin freskinë që kërkon një pjatë vere. Përbërësit për 4 persona...
E ëmbël, kremoze, krokante dhe pak e kripur: bruschetta me pjeshkë dhe burrata është një nga ato receta ku pak përbërës krijojnë një rezultat shumë më interesant nga sa prisni. Përbërësit për 6–8 bruschetta 1 baguette ose bukë rustike...
Lini një koment