Si të bëni vetë petët për lazanja? Ndiq recetën e Blerina Bombaj
Dietologia e njohur Blerina Bombaj nuk nguron të ndajë me publikun herë pas here, edhe sekretin e disa recetave shumë të shijshme. I tillë është edhe rasti i petëve për lazanjë që duan vetëm dy përbërës!
Përbërësit:
2 kokrra vezë
200 gram semola (miell specifik për pasta pasi përbëhet nga gruri i fortë).
Udhëzime mbi përgatitjen:
Në tavolinën e punës shtroni miellin. Në mes hapni një grop dhe shtoni vezët.
Punojeni brumin mirë me duar për gati 10 minuta.
Brumi duhet të jetë i fortë. E lini 30 minuta mënjanë të pushojë.
Pas kësaj e ndani në tri toptha të vegjël dhe e hapni me kujdes tek makineria e pastave.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment