Si të bëni vetë pastashu, ëmbëlsirën më të shitur në pastiçeritë shqiptare
Si të bëni vetë pastashu, ëmbëlsirën më të shitur në pastiçeritë shqiptare
Persona: 10
Koha e përgatitjes: 20 minuta–Koha e gatimit: 20 minuta
Neps.al ju sugjeron më poshtë recetën e përgatitjes së këtyre ëmbëlsirave fantastike në shtëpi...
Ingredientët
¾ gotë uji miell
3 kokrra vezë
2 lugë gjelle gjalpë
½ lugë gjelle sheqer
pak kripë
Për kremin e pastiçerisë: ¾ e gotës së ujit qumësht
1 filxhan kafeje miell
1 kokërr vezë
1 filxhan kafeje sheqer
Për çokollatën: 1 pako me çokollatë
Udhëzimet
1
Në një tenxhere hidhet qumësht ose ujë, kripë, gjalpë e sheqer, përzihen të gjitha dhe masa ngrohet derisa merr valë.
2
Në këtë masë hidhet mielli i situr, mbahet në zjarr të dobët dhe me një lugë druri përziehet shpejt, derisa të krijohet një masë e njëllojtë pa kokrra, e cila shkëputet lehtë nga tenxherja dhe luga.
3
Masa hiqet nga zjarri, ftohet deri në 60-70 gradë, hidhen vezët një e nga një me ndërpreje duke i përzier, derisa të krijohet një masë homogjene.
4
Brumi duhet të bëhet i trashë dhe pak elastik.
5
Brumi i përgatitur hidhet me anën e një qese pasticȩrie në një tepsi të thatë në formë gjatoshe 6-7 cm dhe piqet në furrë të nxehtë në temperaturë 230-240 gradë për 12-15 minuta.
6
Pasi ftohet, me thikë sharrë, priten kapakët dhe mbushen me krem pastiçerie. Sipërfaqja spërkatet me çokollatë të shkrirë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment