Sugjerojmë:

Si të bëni një salcë fantastike hudhrash vetëm me 4 përbërës

1 boçe hudhrash
2 lugë çaji kripë
3 filxhan të vegjël me vaj luledielli
1/2 gotë me lëng limoni

1.Hudhrat i qëroni dhe i grini imët në një blender ushqimi.
2.Shtoni më pas kripë dhe vazhdoni t’i përzieni.
3.Gradualisht shtoni vajin (jo të gjithin njëherësh) dhe vazhdoni përzierjen.
4.Në fund shtoni lëngun e limonit.
5.Pasi masa të jetë homogjenizuar e tranferoni në një enë me kapak dhe ruajeni në frigorifer gjatë gjithë natës.
6.Të nesërmen mund ta shijoni me bukë, pite, patate të skuqura, sanduiça, pasta apo mishin e pulës. Ju bëftë mirë!

Lini një koment