Sugjerojmë:

Si të bëni në kushte shtëpie një larës për dezinfektimin e tualetit tuaj

Mania për të blerë sa më shumë solucione larëse përkthehet në më shumë kimikate dhe substanca toksike në ambientet ku jetoni, si dhe shpenzime të tepërta që rëndojnë xhepin e çdo konsumatori. Për këtë arsye duhet të gjeni zgjidhje alternative të cilat përveçse efektive nuk dëmtojnë shëndetin tonë.

Kombinimi i këtyre 3 përbërësve tejet ekologjike eliminon papastërtitë dhe bakteret nga banjoja juaj dhe i rikthen shkëlqimin e humbur.

Mund ta përdorni për larjen e hidrosanitareve, për larjen e kabinës së dushit, pllakave të shtrimit të dyshemesë dhe ato të murit.

 Çfarë duhet të bëni: 

  • Shtoni në një shishe 3 lugë gjelle kripë, 3 lugë gjelle sodë buke dhe 1 litër uthull molle të ngrohur paraprakisht .
  • Bashkojini në një shishe në formë sprucatori dhe më pas përdoreni.
  • Do të mbeteni të kënaqur nga rezultatet, pasi banja do të shkëlqejë e tëra!

Lini një koment