Ëmbëlsira/ RECETA

Si të bëni disa muffins me çokollatë

Si të bëni disa muffins me çokollatë

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...
Persona: 12
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 18 minuta

Ingredientët

  • 1 çokollatë e zezë
  • 3 lugë gjelle gjalpë
  • ¾ filxhan me sheqer
  • 1/3 filxhan me kakao pluhur
  • 2 gota miell
  • 1 lugë gjelle pluhur pjekës
  • ¼ lugë çaji me sodë pjekjeje
  • ½ lugë çaji me kripë
  • 1 gotë e gjysmë me qumësht
  • 3 lugë gjelle vaj luledielli
  • 1 vezë
  • 1 e verdhë veze
  • 1 ½ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • ½ filxhan me copëza çokollate

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë. Në një tas bashkoni çokollatën me gjalpin dhe i shkrini për 30 sekonda në mikrovalë.

2

Kur ta shihni që janë shkrirë plotësisht, i lini mënjanë.

3

Në një tas përzieni kakaon pluhur dhe sheqerin. Shtoni miellin, pluhurin pjekës, sodën dhe i trazoni të gjitha.

4

Në një enë tjetër bashkoni qumështin, vajin, vezën dhe të verdhën e vezës, vaniljen dhe i përzieni mirë.

5

Tani bashkoni të gjitha masat në një të vetme.

6

I përzieni mirë derisa të krijoni një masë homogjene. Ndajeni në format specifike për mufins.

7

I fusni në furrë të piqen për 15-18 minuta. Shijojini!

You Might Also Like

No Comments

Leave a Reply