Pasi grijmë imët pjesën e bardhë të preshit e kaurdisim me vaj ulliri. E lëmë derisa të ulë vëllimin, e spërkasim me kripë dhe piper dhe e lemë që të zbutet.
Ndërkohë tek mielli i misrit shtojmë sodën e bukës, vaj ulliri dhe ujë të ngrohtë.
E punojmë mirë derisa të krijohet një brumë i lidhur, të cilin e shtrojmë në një tavë të lyer me pak vaj. Mbi të vendosim preshin e kaurdisur, spërkatur me majdanoz të grirë.
Rrahim vezët së bashku me kosin dhe e shtojmë në tavë mbi preshin.
Bëjmë një spërkatje të lehtë të sipërfaqes me miell misri dhe e vendosim pispilinë të piqet në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë Celsius derisa të marrë një ngjyrë të bukur.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Komento