Sugjerojmë:

Si të bëjmë disa biskota marengë

Si të bëjmë disa biskota marengë

Persona: 10
Koha e përgatitjes: 25 minuta Koha e gatimit: 1 orë

Ingredientët

  • 4 vezë të mëdha në temperaturë dhome
  • ½ lugë gjelle me krem tartari
  • ¾ lugë çaji me ekstrakt vaniljeje
  • 150 gram sheqer
  • 1/8 lugë çaji me kripë

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë Celsius bashkë me tavën ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

2

Ndani të bardhat e vezëve nga të verdhat.

3

Rrihni mirë të bardhat me një mikser elektrik. Shtoni kremin e tartarit dhe ekstraktin e vaniljes.

4

I përzieni sërish për 1 minutë duke i shtuar gradualisht sheqerin dhe kripën.

5

Marenga duhet të jetë rritur në volum dhe të jetë statike (bëni provën duke e kthyer përmbys).

6

Masën e krijuar e transferoni në një qese kuzhine.

7

Filloni e formoni me radhë biskotat sipas formës që dëshironi.

8

I vendosni tek tava me pak diferencë nga njëra tjetra.

9

I fusni në furrë të piqen për 1 orë duke i kontrolluar herë pas herë.

10

Pasi të jenë gati, i nxirrni marengat dhe i lini të pushojnë 1 orë.

11

Pas kësaj mund t’i shijoni!

Lini një koment